Real Madridit i mungon ylli i madh në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

17:51 | 04 Shtator 2019

Një emër i madh mungon në listën e Real Madridit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka shpalosur listën me lojtarët zgjedhur nga Zinedine Zidane për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

‘Los Blancos’ edicionin e ri në garën elitare evropiane e nisin më 19 shtator, në një ndeshje aspak të lehtë kundër PSG në ‘Parkun e Princave’.

13 herë kampionët e Evropës, tashmë kanë dorëzuar listën në UEFA me emrat e 25 lojtarëve të zgjedhur për fazën e grupeve.

Mungesa e vetme e madhe te Real Madrid është Marco Asensio, i cili po rikuperohet nga një lëndim i rëndë, që do ta lë jashtë fushave për nëntë muaj.

Lista e Real Madridit:

Portierë: Areola (1) y Courtois (13).

Mbrojtës: Carvajal (2), Militão (3), Sergio Ramos (4), Varane (5), Nacho (6), Marcelo (12), Odriozola (19) y Mendy (23).

Mbrojtës: Kroos (8), Modric (10), Casemiro (14), Fede Valverde (15), James (16), Brahim (21) e Isco (22).

Sulmues: Bale (11), Hazard (7), Benzema (9), Lucas Vázquez (17), Jovic (18), Mariano (24), Vinicius (25) y Rodrygo (27).

Komento: