Po largohej nga Arsenali, por ҫfarë ndodhi tani me Mustafin?

22:09 | 04 Shtator 2019

Mustafi po vazhdon të jetë lojtar i Arsenalit.

Edhe pse Arsenal e nxori zyrtarisht në merkato, duke shpresuar që ta largonte këtë verë, mbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë pjesë e “topçinjve” të paktën deri në janar.

Trajneri Unai Emery e ka bërë të qartë që mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare nuk është në planet e tij, por do të jetë i detyruar ta mbajë në stol.

28-vjeçari pati shumë kërkesa, të paktën sipas mediave, por nuk u largua.

Gjithsesi, klubi londinez sqaron se në adresë të Mustafit nuk erdhi asnjë ofertë zyrtare, ndaj dhe ai është ende pjesë e Arsenal.

E përditshmja britanike “The Sun” shprehet se Mustafi është shprehur i gatshëm të ndihmojë skuadrën sa herë që Emery ta hedhë në fushë.

Komento: