Shokohet bota e futbollit, Cafus i vdes djali duke lujatur futobll

09:58 | 05 Shtator 2019

Një lajm tronditës për botën e futobllit ka ardhur nga Brazili.

Legjenda e Brazilit Cafu është lënë i shkatërruar nga vdekja tronditëse e djalit të tij më të madh, në moshën 30 vjeç.

Danilo Feliciano de Moraes pësoi një sulm në zemër ndërsa ishte duke luajtur futboll me miqtë të mërkurën.

Raportet në Brazil sugjerojnë që Danilo ishte ankuar se nuk ndihej mirë pasi kishte luajtur vetëm për dhjetë minuta në shtëpinë e familjes Cafu në Sao Paulo, përcjell lajmi.

Ai u dërgua me shpejtësi në Spitalin Albert Einstein të qytetit, por ndërroi jetë përkundër përpjekjeve më të mira të mjekëve.

Lajmi tronditës u konfirmua nga ish-shoku i skuadrës së Cafu, Paulo Sergio.

Danilo ishte më i vjetër nga tre fëmijët e fituesit të Kupës së Botës – i cili u vlerësua si mbrojtësi më i mirë i djathtë në lojë për një dekadë.

Komento: