Elmi Reçica dhe Justina Pula vizitojnë fituesen e medaljes së argjendtë, Rineta Qerkini

17:18 | 05 Shtator 2019

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i shoqëruar nga znj. Justina Pula, ka vizituar familjen e Rineta Qerkinit, fitueses së medaljes së argjendtë për projekte inovative në Nju Jork.

Reçica përmes një postimi në facebook ka thënë se ishin atje për ta uruar Rineten, përfaqësuesen e Kosovës në Olimpiadën e Gjenive në Nju Jork.

“Së bashku me Prof. Justina Pula-Shiroka, vizitë në familjen e nderuar të Valton Qerkinit, me këtë rast, uruam familjen Qerkini dhe vajzën, Rineta Qerkini, nxënëse e klasës së 11-të, për pjesëmarrjen e saj në Olimpiadën e Gjenive në Nju Jork, që përfaqësoi Kosovën nga 70 shtete pjesëmarrëse, duke fituar Medaljen e argjendtë në projekte inovative si dhe ka siguruar bursë studimore në Universitetin e Nju Jorkut. Krenar familja, rrethi, Ferizaj dhe Kosova për sukseset e Rinetës!“, ka shkruar Reçica.

Komento: