U zhgënjye me Juventusin, ylli i madh po niset drejt Premierligës

17:55 | 05 Shtator 2019

Futbollisti i Juventus ka vendosur të transferohet në Premierligë.

Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventus që në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi kroat ka mbetur i zhgënjyer nga mospërfshirja në listën e Juventusit për Ligën e Kampionëve.

‘The Mirror’ raporton se 33 vjeçari mund të vazhdojë karrierën në Premierligë, te skuadra e Ëest Ham United, përcjell lajmi.

Mandzukic ishte afër transferimit në Premierligë edhe në afatin e fundit kalimtar, por në fund refuzoi Manchester United.

Është paksa i çuditshëm vendimi i Juventusit, kur dihet se pak muaj më parë lojtari veç kishte nënshkruar kontratë të re me këtë skuadër.

Komento: