Ja pse PSG refuzoi ofertën e Juventusit për Neymarin

18:27 | 05 Shtator 2019

Oferta e klubit Italian për yllin e PSG-së

Edhe pse ka pasur shumë spekulime, Neymar nuk është rikthyer te Barcelona, dhe i duhet të qëndrojë te PSG së paku edhe për një vit.

Asnjë nga ofertat e Barcelonës nuk ishte e mjaftueshme sa për të kënaqur drejtuesit e PSG-së, që vendosën të mbanin në skuadër brazilianin.

Sidoqoftë, katalanët nuk janë të vetmit që i kanë dërguar PSG-së ofertë për Neymar, shkruajnë mediet huaja, përcjell lajmi.net.

Është Juventusi që gjithashtu ka provuar të transferojë Neymar, duke i ofruar PSG-së shërbimet e Paulo Dybala dhe 100 milionë euro.

Kjo ofertë është hedhur poshtë nga PSG, që insistonte vetëm në 222 milionë euro për Neymarin.

Komento: