
Florent Hasani është futbollisti që do të debutojë tek Kosova në ndeshjen ndaj Çekisë
Ai është deklaruar optimist se Kosova mund të mposht Çekinë të shtunën në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova rikthehet në aksion për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, ku më 7 shtator pret Çekinë, ndërsa më 10 shtator takohet me Anglinë në udhëtim.
Florent Hasani i cili është në pritje të debutimit te Kosova, ka thënë se Kosova përkundër mungesave të mëdha, mund ta mposht Çekinë, shkruan lajmi.
“Debutimi me Kosovën? Këtë e vendos trajneri, kurse sa i përket mungesave dihet se pothuajse kryesorët na mungojnë, por në ekip kemi edhe lojtarë tjerë që presin të japin kontributin e tyre për kombëtaren”, ka deklaruar Hasani.
“Kemi kualitet që ta mposhtim Çekinë, edhe pse dihet se është një Kombëtare me përvojë, por me ekipin që kemi besoj se mund të marrim tri pikë”.