Mësohet se kur vijnë çekët në Kosovë dhe ku do të qëndrojnë ata

20:38 | 05 Shtator 2019

Të shtunën pritet të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Ҫekisë.

Kosova dhe Çekia kanë nga 3 ndeshje të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020, “Dardanët” kanë 5 pikë ndërsa Çekia 6.

Të premten në mëngjes ekuipazhi i Kombëtares së Çekisë do të atërojë në Prishtinë.

Ata do të vendosen në Hotel Garden. Stërvitja do mbahet nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa konferenca nga ora 16:15.

Komento: