
Lojtari që impresionoi Arsenalin duket se nuk do të qëndrojë në skuadër.
Gjasat janë të vogla që Ceballos ta vazhdojë qëndrimin e tek Arsenal, pas përfundimit të marrëveshjes për huazimin e tij, shkruan ‘Don Balon’, raporton lajmi.
Mesfushori i është bashkuar ‘Gunners’ në formë huazimi gjatë merkatos së verës, nga ReaL madrid, dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në ‘Emirates Stadium’ deri më tani.
Gjithsesi, duket se presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, është i vendosur ta rikthejë lojtarin në Spanjë.
Ceballos aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Spanjës, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020.