Zvicra pa Shaqirin, e përfundon me këtë rezultat ndeshjen ndaj Irlandës

22:51 | 05 Shtator 2019

Ka përfunduar me barazim ndeshja Irlanda – Zvicra.

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të marr vetëm një pikë në udhëtimin e saj në Dublin, me barazimin 1:1 kundër Irlandës, raporton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, kombëtarja e Zvicrës u paraqit pa shërbimet e Xherdan Shaqirit, i cili kishte refuzuar ftesën e kombëtares, mungesë kjo që u vërejt në fushën e blertë.

Helvetikët shënuan të parët, me anë të mbrojtësit, Fabian Schar, kur po luhej minuta e 74’.

Kur mendohej se zvicëranët do të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje, ishte David McGoldrick që shënoi për vendasit, duke i siguruar kështu një pikë Irlandës.

Në këtë ndeshje për 90 minuta u paraqit edhe lojtari me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili mbuloi pjesën e mesfushës.

Me këtë barazim, Zvicra numëron pesë pikë, dhe renditet në vendin e tretë, me një lojë më pak sesa Danimarka (8 pikë) dhe dy lojë më pak sesa Irlanda (11 pikë).

Komento: