Boban zbulon planin e Milanit për merkaton e janarit

10:33 | 06 Shtator 2019

Milani ka një objektiv kryesor tashmë të përcaktuar për afatin kalimtar të janarit.

Kuqezinjtë sollën gjashtë emra gjatë afatit të fundit të transferimeve: përkatësisht Theo Hernandez, Rade Krunic, Rafael Leao, Ismael Bennacer, Leo Duarte dhe së fundi Ante Rebic në ditën e afatit.

Shpenzimet totale prej 95 milionë eurove kanë ndihmuar Marco Giampaolo dhe udhëheqjen e re të Milanit të fillojnë filozofinë e tyre për të nënshkruar me lojtarë të rinj me potencial të lartë.

Zvonomir Boban la të kuptohet se skuadra nuk arriti të sjellë një ose dy emra me përvojë gjatë verës, të cilat mund të ndihmonin në lehtësimin e tranzicionit.

“Lojtarët e rinj janë të mirë, por duhet të kemi edhe lojtarë me përvojë dhe forcë. Kemi shumë lojtarë të rinj, mbase do të ishte mirë të shtonim më shumë përvojë”, i tha ai Sky Italia, përcjell ORAinfo.

Sipas botimit të të Premtes në La Gazzetta dello Sport, synimi për dritaren e janarit prandaj tashmë është shënuar: kuqezinjtë do të shkojnë pas lojtarëve me përvojë.

Një emër me të cilin Milano u lidh me të gjatë verës ishte Luka Modric. /ORAinfo/

Komento: