
Milani ka filluar tashmë identifikimin e objektivave për afatin kalimtar të janarit.
Kuqezinjtë kanë luftuar të bëjnë ndonjë nënshkrim të madh në afatin e transferimit të përfunduar së fundmi, ku ata humbën mundësinë për të nënshkruar sulmuesin e Atletico Madrid, Angel Correa, pasi nuk arritën të takonin vlerësimin e lojtarit të klubit spanjoll, përcjell ORAinfo.
Sipas raportit të fundit të botuar në Tuttosport, skautët e klubit me qendër në Milano kanë identifikuar tashmë dy synime të mundshme për dritaren e ardhshme të transferimit.
Ato shënjestra janë mbrojtësi i River Plate, Lucas Martinez Quarta dhe mesfushori i klubit Liga MX Monterrey, Rodolfo Pizarro. /ORAinfo/
