
Neser do të luhet ndeshja për kualifikimet Euro 2020 në mes të Kosovës dhe Çekisë.
Sot, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, trajneri dhe kapiteni i Çekisë janë paraqitur në një konferencë për shtyp.
Në fjalinë e tij para gazetarëve, Marek Suchy, ka paralajmëruar kombëtaren dardane se ata janë këtu për tri pikët.
“Do të luajmë lojën që duam dhe nuk do të ndikohemi nga atmosfera. Secila lojë tashmë është jetike” ka thënë fillimisht lojtari, përcjell lajmi.
“Kemi ardhur për fitore dhe kërkojmë fitoren” ka thënë tutje kapiteni i kombëtares çeke.
“Kosova ka një sulm cilësor dhe duhet të jemi të kujdesshëm, pasi mund të na ndëshkojnë” ishin fjalët e Suchy.
Suchy kishte nxitur disa reagime edhe me deklarata paraprake, kur insistonte se e di pikën e dobët të Kosovës.