
Bunjaki ka folur fjalë të mëdha për Muriqin.
Bunjaki mendon se Cekia vazhdon të jetë me e mirë se Kosova, edhe pse kjo e fundit triumfoi 2-1 në “Fadil Vokrri”. Ai ka lavdëruar edhe Muriqin.
Kombëtarja e Kosovës ka marrë tri pikë të arta në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, duke e mposhtur 2-1 Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golat e Vedat Muriqit dhe Mërgm Vojvodës.
Ish-trajneri i Kombëtares, Albert Bunjaki, në një intervistë në “Arena Sportive”, ka folur për ndeshjen e së shtunës dhe për formën e mirë që po tregon Vedat Muriqi.
“Kjo ndeshje ishte një matës i mirë i zhvillimit të Kosovës, Por, pavarësisht fitores e them se Çekia është skuadër më e mirë se Kosova, kjo u pa në 20 minutat e parë”.
“Muriqi? Vedat Muriqi është një lojtar fenomenal, ai do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë shqiptar”, shtoi ai.
“Konkurrenca? Mos të harrojmë të përmendim edhe Zenelin, Rashicën, Rrahmanin dhe Celinën. Konkurrenca është shtuar në skuadër, por ka ende vend për konkurrencë. Lojtarët dje kanë kaluar kapacitetin e tyre”.
Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova do të udhëtojë të hënën në Angli për t’u përballur të martën me “Tre Luanët”.