Përfundon gjithçka, kjo është e ardhmja e De Geas

18:00 | 09 Shtator 2019

U kërkua nga shumë skuadra të mëdha.

Portieri spanjoll, De Gea, është afër rinovimit të kontratës me Man United.

David de Gea, tash e një kohë është në qendër të vëmendjes tek Manchester United, pasi lojtari është në negociata me klubin, për rinovimin e kontratës.

Deri më tani, kishte shumë dyshime nëse lojtari do të vë firmën e tij në kontratën e re, madje duke u përmendur edhe Juventus si destinacion i ardhshëm për të.

Por, raportimet e fundit të ‘Guardian’ bëjnë të ditur se një marrëveshje është afër që të arrihet, transmeton lajmi.

Kontrata aktuale e portierit skadon në verën e ardhshme, por ‘Djajtë e kuq’ janë të bindur se paga prej 290 mijë funteve në javë do ta mbaj spanjollin në ‘Old Trafford’.

Komento: