Muriq i shumë kërkuar, i vihen pas katër gjigandët evropianë

18:52 | 09 Shtator 2019

Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendje klu beve më të mëdha evropiane sidomos pas ndeshjes me kombëtaren e Kosovës.

Katër skuadra të mëdha evropiane raportohet të jenë vënë në ndjekje të yllit kosovar, i cili po shkëlqen me kombëtaren e Kosovës, por edhe me Fenerbahce.

Muriqi kaloi tek Fenerbahce nga Rizespor, duke arritur që të lë gjurmët e tij qysh në ndeshjet e para.

Lazio, Tottenham, Fiorentina dhe Napoli thuhet nga mediet italiane e britanike se do të kenë zyrtarët e tyre në stadiumin e Southampton, për të përcjell nga afër gjigantin e sulmit të Kosovës, transmeton lajmi.

Deri më tani, Vedati ka regjistruar 3 ndeshje me skuadrën e Fenerit, ku ka shënuar dy gola.

Komento: