Punë e kryer! PSG po nënshkruan me yllin e madh

16:43 | 13 Shtator 2019

Mesfushori i talentuar Marco Verratti raportohet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Paris Saint-Germain me vlerë 12 milion euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com, bisedimet janë në një fazë “shumë të përparuar” për të zgjatur marrëveshjen e Verratti deri në vitin 2024 dhe pothuajse dyfishin e pagës së tij aktuale,përcjell ORAinfo.

Uebfaqja shton se atij i është premtuar edhe shiriti i kapitenit, me Thiago Silva të mbushur 35 vjeç më vonë këtë muaj dhe pa kontratë verën e ardhshme.

26-vjeçari u bashkua me PSG nga Pescara në 2012 dhe ka vazhduar të bëjë gati 300 paraqitje për gjigantët francezë, duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1./ORAinfo/

Komento: