ZYRTARE: Evra kthehet te Manchester United

23:41 | 13 Shtator 2019

Evra është kthyer te Manchester United.

Ish mbrojtësi francez Patrice Evra, ka lajmëruar se tashmë do ta shohim në një pozicion të ri pune.

Evra është bërë ndihmësi i ri i trajnerit të Manchester United për moshat U-18. Ish lojtari i Juventus është duke studiuar për tu bërë trajner në të ardhmen dhe kjo është puna e tij e parë pas lamtumirës nga futbolli si lojtar.

“Unë nuk mund të përshkruaj sesi ndihem tani. Vetëm veshja e kësaj fanele trajneri më bën një nga njerëzit më të lumtur në botë, faleminderit Manchester”, shkruan Evra në një postim të tij në rrjetet sociale.

Komento: