Mësohet se sa kohë do të mungojë Umtiti

12:42 | 14 Shtator 2019

Mësohet se për sa kohë do të mungojë Umtiti.

Samuel Umtiti do të jetë jashtë fushave nga pesë deri në gjashtë javë.

Kjo për shkak të lëndimit që pësoi në stërvitje me kombëtaren e Francës gjatë këtij muaji.

25-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore pas kthimit të tij nga detyrat ndërkombëtare të hënën, por atij i duheshin teste shtesë për të zbuluar shkallën e dëmtimit.

Me Umtiti jashtë veprimit për më shumë se një muaj, Ernesto Valverde tani mund të llogarisë vetëm në shërbimet e Gerard Pique, Clement Lenglet dhe mbrojtësin pa përvojë Jean-Clair Todibo në qendër të mbrojtjes.

Komento: