
Gjiganti spanjoll i La Liga FC Barcelona, raportohet se ka identifikuar zëvendësimin afatgjatë të sulmuesit veteran, Luis Suarez.
32-vjeçari është në muzgun e karrierës së tij, por ka qenë një sulmues i shkëlqyer për klubin qysh kur iu bashkua gjigandëve të Katalonjës në verën e vitit 2014 ku ai ka shënuar 131 gola në vetëm 164 paraqitje në ligë,përcjell ORAinfo.

Sipas fichajes.com, mbajtësit e tanishëm të La Ligës e kanë identifikuar tashmë njeriun për të zëvendësuar yllin e Uruguait dhe ai nuk është askush tjetër përveç gjigantit italian të Serie A, Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez./ORAinfo/
