Kurti: Erdhi dita që ta thyejnë qafën ata që prishën imazhin e shtetit

19:41 | 14 Shtator 2019

Albin Kurti me akuza ndaj qeverive paraprake.

Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e VV’së, në një tubim përballë elektoratit të vet ka thënë se ka ardhur koha që ta thyejnë qafën ata që e dëmtuan ekonominë, zvogëluan popullsinë dhe prishën imazhin e shtetit në mënyrë që ne t’ia kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin këtij vendi.

“Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin”, është shprehur Kurti.

Edhe pse fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator një si parafushatë ka javë që pozhvillohet, madje dita – ditës po bëhet më intensive.

Të gjitha partitë janë në kërkim të votave të qytetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi në Prishtinë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër Albin Kurti tha se ndër vendimet e para që do t’i merrte do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, duke zvogëluar numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe këshilltarëve.

Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin.

Komento: