Lajm i keq për Bayern Munich, lëndohet ylli i skuadrës

14:38 | 15 Shtator 2019

Një lajm i keq ka ardhur për Bayernin, në lidhje me David Alaban.

Alaba pritet të humb fillimin e kampanjës së re në Ligën e Kampionëve, pas dëmtimit të pësuar në muskuj.

27 vjeçari u dëmtua para ndeshjes të së shtunës kundër Leipzig, ndeshje të cilën Bayern e mbylli me rezultatin e barabartë 1:1.

“Bayern do të jetë pa David Alaba për një kohë, pasi lojtari ka dëmtuar muskujt para ndeshjes me Leipzig” thuhet në deklaratën e klubit.

“Diagnostikimi është bërë të dielën nga mjeku i skuadrës, Dr. Hans-Ëilhelm Müller-Ëohlfahrt” thuhet tutje.

Lucas Hernandez pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga David Alaba, në krahun e majtë të mbrojtjes.

Komento: