
Ylli i Tottenham është në radar të skuadrave të mëdha.
Juventus i është bashkuar Bayern Munich dhe RB Leipzig në garën për të nënshkruar të riun e Tottenham, Troy Parrott, raporton Calcio Mercato,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi adoleshent ka bërë përshtypje Mauricio Pochettino në stërvitje pasi ka ardhur përmes akademisë, dhe gjithashtu ka qenë në formë të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke shënuar tre gola për republikën e Irlandës U21 në dy kualifikimet e tyre në Euro javën e kaluar./ORAinfo/