
Eriksen nuk dëshiron më të luajë në Premier League.
E ardhmja e Christian Erkisen duket se do të jetë tek Real Madrid. Sikurse raporton Marca, danezi në sezonin e ardhshëm mund të vishet me fanellën e bardhë.

Për momentin, mesfushori ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenham, por në fundin e këtij sezoni, kontrata e tij me londinezët përfundon, e në këto kushte, ai mund të largohej me parametra zero nga klubi i tij aktual.
Padyshim që kjo do të ishte një goditje e rëndë për Tottenham, sepse një yll i skuadrës do të largohej pa i sjellë asnjë të ardhur në arkat e klubit.