
Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Redknapp ndjen se klubi anglez vetëm do të hynte në katërshen e parë të Premierligës pa mbrojtësin Virgil van Dijk.
Këto komente Redknapp i bëri duke folur për humbjen e Manchester Cityt 3:2 nga Norëichi, sfidë në të cilën kampionët anglezë luajtën pa qendërmbrojtësin Aymeric Laporte, i cili është i lënduar dhe do të jetë jashtë fushave deri në vitin e ri. Redknapp beson se mungesa e mbrojtësit të Cityt i jep Liverpoolit një dorë në luftën për titull.
“Kjo, për mua, e bën Liverpoolin favorit tani, ata janë pesë pikë para dhe ende ka edhe shumë kohë përpara. Më vjen keq që e them këtë, por ju keni një lëndim gjashtë mujor për njërin prej lojtarëve më të mirë. Është ekuivalente me heqjen e Virgil van Dijkut jashtë mbrojtjes së Liverpoolit, sipas mendimit tim”, ka thënë Redknapp.
“Nëse e hiqni Van Dijkun nga Liverpoolit, është vetëm një skuadër që ka arritur të hyjë në katërshen e parë. Ju e vendosni atë në skuadër, 97 pikë në vitin e kaluar dhe fitoni Ligën Kampionëve”, shtoi ai.