
Willian nuk dëshiron të largohet nga Chelsea.
Willian shpreson që të ofrohet një zgjatje e kontratës në Chelsea, pasi që sulmuesi brazilian është i etur për të zgjatur magjinë e tij “perfekte” në Stamford Bridge, përcjell ORAinfo.

Ai i tha Evening Standard: “Më ka mbetur një vit dhe dua të qëndroj sepse më pëlqen të luaj për Chelsea”.
Kujtojmë se Willian u kërkua me ngulm edhe nga Barcelona./ORAinfo/