Para ndeshjes me Atleticon, Juventus merr lajmin katastrofal

14:31 | 16 Shtator 2019

Bianconerët po përballen me shumë lëndime.

Juventusi do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e parë për këtë sezon në Champions League përballë Atletiko Madrid. Bardhezinjtë udhëtojnë drejt Madridit për t’u përballur ndaj Atletikos pas barazimit ndaj Fiorentinës.

Po sikur të mos mjaftojnë vetëm rezultati jo pozitiv, trajneri Sarri duhet të bëjë llogarit pa disa titullarë. Duoglas Costa u dëmtuar dhe nuk do të jetë gati, në dyshim është edhe Pjanic, ndërsa ai që shtëon edhe më shumë problemet është sulmuesi Higuain.

Argjentinasi ka pësuar një dëmtim muskulor dhe mund të humbas kështu ndeshjen ndaj Atletiko Madrid. Trajneri Sarri pritet t’i besojë një fanelë titullari, Dybala dhe Bernadeskit. Në rast se edhe Pjanic nuk ia del vendin e tij do të zëri Bentacur, por te Juventusi përballen me një situat dëmtimesh.

Komento: