Postim epik nga Barcelona për yllin e skuadrës

18:15 | 16 Shtator 2019

Skuadra e Barcelonës ka bërë një postim epik.

Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve, kur përballë do të ketë Borussia Dortmund.

Këtë ndeshje katalanët do ta luajnë në udhëtim, dhe duke pasur parasysh se ‘Signal Iduna Park’ është shtëpia e një prej tifozerive më të flakta, nuk pritet të kenë punë të lehtë.

Skuadra e Ernesto Valverdes sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë, derisa nesër nga ora 21:00 do ta zhvillojë sfidën e parë në fazën e grupeve.

Ndërkohë, faqja e Barcelonës në Tëitter ka bërë një postim epik rreth Ansu Fatit, duke shkruajtur: ”Google, a munden të miturit të fluturojnë pa lejen e prindërve jashtë shtetit?”.

Kujtojmë që ylli i ‘Bluagranasve’ është vetëm 16-vjeçar dhe ka qenë sensacion i këtij fillim sezoni.

Komento: