A do ta mbajë Albin Kurti në zyre flamurin e Kosovës nëse bëhet Kryeministër?

21:12 | 16 Shtator 2019

Albin Kurti ka folur për simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se himni i Kosovës duhet ndryshuar.

Ai tha se as himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.

“Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot. Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” sic edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti.

Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heq as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet.

“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heqi flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV’së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë por të kombit shqiptar.

“As himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqipëtar”, shtoi Kurti.

Komento: