Conor McGregor zbulon datën e kthimit në tetëkëndësh.
Përmes një cicërime, Conor McGregor e ka zbuluar datën se kur do të kthehet në tetëkëndësh.
Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC nuk e ka futur këmbën në tetëkëndësh që nga humbja e tij nga Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar, dhe ai njoftoi pensionimin e tij nga artet marciale të përziera në muajin mars.
Por rikthimi i tij u përfol shumë javët e fundit që nga një intervistë me ESPN në gusht në të cilën ai tha se ai “do të kërkonte” një luftë për “fundin e vitit”, përcjell lajmi net.
Tani, megjithatë, duket se 31-vjeçari po përgatit rikthimin afër shtëpisë së tij.
“Dublin, 14 dhjetor”, shkroi ai në Twitter të hënën.