‘Raketa’ e Kosovës kthehet në stërvitje, kjo është gjendja e tij

14:01 | 17 Shtator 2019

Për shkak të lëndimit mungojë në dy ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës.

Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me Werder Bremenin para 1 jave.

Mesfushori kosovar kishte pësuar lëndim në javën e parë kundër Fortuna Dusseldorfit dhe që nga atëherë nuk ka qenë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës.

Megjithatë sipas mediumeve gjermane Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Leipzigut.

Këto janë pamjet e fundit nga ushtrimet e 23 vjeçarit në fushë.

Komento: