E turpëroi Liverpoolin, Ancelotti befason me deklaratën e tij

09:22 | 18 Shtator 2019

Ancelotti ka treguar pikën e fortë të ekipit të tij.

Carlo Ancelotti foli për Sky Sport në fund të ndeshjes Napoli-Liverpool 2-0,
duke treguar pikën e fortë të ekipit të tij, përcjell ORAinfo.

‘Gjithmonë e vështirë të luash kundër Liverpool, ne duhet të sakrifikoheshim , por në të njëjtën kohë, ne nuk donim të humbnim identitetin tonë.
“Gabimet? Ne e humbëm topin lirë herë pas here, por Liverpool na bëri presion lartë në fushë.

“Ne bëmë shkëlqyeshëm dhe mbrojtëm shumë mirë.Kjo është ajo që na lejoi të shënonim dhe të fitojmë ndeshjen. Ne kemi shumë cilësi, lojtarët duhet të besojnë në veten e tyre”, ka thënë Ancelotti./ORAinfo/

Komento: