Para ndeshjes me Atleticon, Sarri merr lajmin e madh

09:50 | 18 Shtator 2019

Sarri ka marrë një lajm të mirë.

Në prag të sfidës me Atletiko Madrid në Spanjë, klubi i Juventus ka bërë të ditur listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e Champions League.

Për teknikun Sarri nuk ka ndonjë surprizë përsa i përket zgjedhjeve të lojtarëve. Mbeten jashtë përsëri Mandzukic dhe Emre Can, po ashtu nuk llogaritet kapiteni Chiellini, De Sciglio dhe Douglas Costa, të tre të dëmtuar dhe dy të fundit nuk arritën të rikuperojnë në kohë.

Megjithatë për teknikun Sarri nga stafi mjekësor ka një lajm të mirë dhe bëhet fjalë për rikthimin e mesfushorit Pjanic, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundjavës, në Seria A, ndaj Fiorentinës. Pjanic i shtohet Danilos dhe Higuain si të rikuperuar plotësishtë nga ndeshja me klubin viol.

Lista e plotë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio; De Ligt, Alex Sandro, Bonuçi, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Higuain, Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Bernardeschi.

Komento: