Futbolli në zi, humb jetën legjenda e futbollit

14:10 | 18 Shtator 2019

Ka humbur jetën ish futbollisti, Fernando Ricksen.

Një lajm i trishtë vjen sot nga Hollanda teksa bëhet me dije që ka humbur betejën me kancerin, ish futbollisti i njohur Fernando Ricksen. 43-vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u mposhtur nga sëmundja që e kishte vënë poshtë prej 6 vitesh.

Ish legjenda e Rangers ka tronditur mbarë opinionin sportiv dhe në këtë moment të vështirë, mediet holandeze janë në mbështetje të familjes së Ricksen. Në vitin 2000 nënshkroi me Rangers dhe prej asaj kohe ai mbeti në zemrat e tifozëve skocezë.

Komento: