Ky futbollist i Barcelonës kërkon shkarkimin e Valverdes

16:35 | 18 Shtator 2019

De Jong nuk e do Ernesto Valverdon në krye të Barcelonës.

Ernesto Valverde vijon të mbetet një nga trajnerët më të kritikuar, pasi në sezonet e fundit nuk ka arritur që ta çojë Barcelonën në nivelet e duhura veçanërisht në Champions League.

Pas barazimit pa gola ndaj Dotmundit, ku skuadra blaugrana zhvilloi një lojë të dobët, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale. Vëmendje të veçantë ka marrë në këtë mes edhe mesfushori holandez Frenki de Jong, të cilin e ka “tradhtuar” profili i tij në “Instagram”.

Një nga tifozët e Barcelonës, ka komentuar “Valverde OUT” duke kërkuar kështu largimin e trajnerit.

Mesfushori i ardhur gjatë kësaj vere, i ka dhënë një pëlqim komentit duke bërë që në rrjete sociale dhe jo vetëm, të nisin polemikat.

Komento: