Atletico Madri – Juventus, shënon gol lojtari qe askush nuk priste!

22:17 | 18 Shtator 2019

Ndeshje interesante është duke u zhvilluar mes Atletico Madridit dhe Juventusit.

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me të filluar e dyta rezultati është zhbllokuar.

‘Zonja e Vjetër’ e shënoi golin e parë në këtë takim me anë të Juan Cuadrados.

Anësori kolumbian u shërbye mjaftë mirë nga Gonzalo Higuain, derisa topi përfundoi në këndin e majtë të portës së Jan Oblak.

Komento: