
Nuk i kishte ndodhur asnjëherë me parë.
Juventus e filloi një ndeshje me 10 futbollistë jo italianë.
‘Zonja e vjetër’ barazoi në udhëtim te Atletico Madrid duke u ndalur në minutat shtesë në rezultat 2:2.
Por, ballafaqimi solli një statistikë të pazakonshme për skuadrën nga Torino, përcjell lajmi.
Për herë të parë në historinë e saj në Ligën e Kampionëve, Juventus e filloi një ndeshje me 10 futbollistë jo italianë.
Në formacionin e përzgjedhur nga trajneri Maurizio Sarri, figuronte vetëm një futbollist Italian, mbrojtësi Leonardo Bonucci.