
Real Madrid po turpërohej nga PSG, shikojeni reagimin e Neymar dhe Mbappe.
Neymar dhe Kylian Mbappe e përcollën ndeshjen nga tribunat.
Kylian Mbappe dhe Neymar ishin dy mungesat e mëdha në formacionin e Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ylli francez nuk luajti për shkak të lëndimit kurse braziliani është duke shërbyer suspendimin nga edicioni i kaluar, transmeton lajmi net.
Por, përkundër mungesës së tyre, PSG bëri një ndeshje fantastike dhe mposhti Real Madridin me rezultat 3:0.
Dy futbollistët e kërkuar gjatë verës nga Real Madrid u kënaqën në tribuna.
https://www.youtube.com/watch?v=1v22c19ahhE