
Duket se skuadrës së Interit po i mungon diҫka.
Inter është befasuar këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve, duke luajtur baras në shtëpi, kundër Slavia Prague.
Inter luajti 1:1 me skuadrën çeke dhe pas këtij rezultati jo aq pozitiv, mbrojtësi i skuadrës, De Vrij, mendon se problemi qëndron tek shpirti i skuadrës.
“Secili që flet për këto gjëra që kanë ndodhur, nuk ka qenë kurrë në dhomat e zhveshjes” ka thënë De Vrij për ‘Sky Italia”.
“Shumë gjëra nuk kanë shkuar mirë. Shpirti na mungon dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Ata patën dëshirë më të madhe për fitore” ka shtuar tutje lojtari.
“Ne nuk e kishim të mundur të luajmë lojën tonë, ishte dëshpëruese” ka shtuar ndër të tjerash De Vrij.
Inter do të ketë punë të vështirë edhe në ndeshjen e ardhshme, kur përballë do të ketë rivalët e qytetit, Milan.