Chelsea jep lajmin e madh për yllin e skuadrës

19:28 | 19 Shtator 2019

Një lajm të mirë skuadra e Chelseas ka dhënë për tifozët.

Chelsea duket se ka bërë një punë të mirë me talentin premtues, Callum Hudson Odoi.

Anësori premtues i Chelsea, Hudson Odoi, duket se do të hedh poshtë të gjitha spekulimet që vazhdojnë ta lidhin me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Chelsea.

Marrëveshja e kaluar e lojtarit do të skadonte gjatë verës së ardhshme dhe ai ishte target i disa ofertave të Bayern më parë.

18 vjeçari ka pësuar një dëmtim gjatë sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë akoma debutimin në sezonin e ri, por ai pritet që gjatë kësaj jave të luaj me Chelsea U23.

Zyrtarizimi për rinovimin e Hudson Odoi me Chelsea pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.

Komento: