Arsenal mposhti Eintracht Frankfurt, e nis mbarë rrugëtimin në Europa League

21:22 | 19 Shtator 2019

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt.

Skuadra e Arsenalit ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim në xhiron e parë në Europa League, duke e mposhtur 3-0 skuadrën e Eintracht Frankfurt.

“Topçinjtë” e nisën me shumë ndryshime ndeshjen, por pavarësisht kësaj, në fund u larguan nga “Commerzbank-Arena” me tri pikë.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 38’, shënoi Joseph Ëillock.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe dy herë në “Commerzbank-Arena”.

Fillimisht shënoi 18-vjeçari, Bukayo Saka në minutën e 85’ dhe Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 87’.

Komento: