
Prishtina ka mbetur sërish pa trajner.
FC Prishtina mbajti konferencë të jashtëzakonshme sot në zyret e saj në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Prishtinës i caktuar vetëm tri javë më herët, Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.
Arsyeja sipas Sokolit është një intervenim që do ta bëjë në gju dhe do t’i nënshtrohet operacionit.
“Prishtina lufton per titull dheduhet me gjetë dikë që mundet me i arritë kto ambicie” – ishin fjalët e tij.
“Profesori” udhëheqi ekipin kryeqytetas në vetëm dy ndeshje ku arriti një fitore dhe një humbje. Fillimisht u mposht nga Llapi në “Fadil Vokrri” minimalisht 0:1 dhe me të njëjtin rezultat mundi Trepçën’89