Juventus vendos të nënshkruaj kontratë të re me lojtarin që synonte ta largonte gjatë verës

11:33 | 21 Shtator 2019

Gonzalo Higuain ka pasur një ndryshim të fatit në dy muajt e fundit.

Me marrjen e Maurizio Sarri si trajner kryesor të Juventusit, argjentinasit i është dhënë një shans i freskët për ta dëshmuar vetën.

Sezonin e kaluar, Higuain kaloi gjysmën e parë të sezonit në huazim të AC Milan përpara se të bashkohej me Chelsea për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo pasi trajneri i larguar Massimiliano Allegri nuk e kishte llogaritur atë pjesë të planeve të tij, përcjell ORAinfo.

Duke pasur parasysh përformancën e mirë në fushatën 2019/20, Juventus tani thuhet se po punon për një kontratë të re për sulmuesin argjentinas.

Higuain është i lidhur me një zgjatje të kontratës që e mban atë në Torino deri në vitin 2021.

Pas kësaj, Higuain thuhet se dëshiron të luajë në Argjentinë, me River Plate që mendohet të jetë destinacioni i tij ideal. /ORAinfo/

Komento: