
Përpara përplasjes së madhe sonte mes Milan dhe Interit, i cili do të fillojë në orën, Gazzetta Dello Sport kanë lëshuar parashikimin e tyre të fundit për formacionin e të dy palëve.
Parashikimet janë mjaft interesante, në kundërshtim me raportet paraprake, Rebic do të fillojë në pankinë.

Në vend të këtij, Giampaolo pritet të startoj me Paquetan në krahun e majtë.
Braziliani luajti që në fillim kundër Hellas Verona por i hapi rrugën kroatit në pushimin në gjysmën e dytë të lojës, përcjell ORAinfo.
Siç pritej, menaxheri do të zgjedhë Biglian për rolin e mesfushës së thellë, që do të thotë se Bennacer do të jetë edhe një herë në stol.
Me fjalë të tjera, përvoja duket se është çelësi për Giampaolo pasi mesfusha përbëhet nga tre lojtarë nga sezoni i kaluar.
Edhe pse Interi është favorit, sigurisht që do të jetë një përplasje interesante. Duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, një fitore do të ishte vendimtare për të dyja palët, por kuqezinjve do t’i jepej një ngritje masive e besimit me një fitore pas një fillimi të vështirë.
Formacioni i mundshëm i Milanit: (4-3-3): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Paqueta; Piątek. /ORAinfo/