
Barcelona e ka ndërmend të përforcohet.
Fabian Ruiz, i cili u bashkua me Napoli nga Real Betis verën e kaluar, është në radar Barcelona, përcjell ORAinfo.

Këtë pasdite, drejtori sportiv i skuadrës katalanase Eric Abidal ishte i pranishëm në përplasjen mes Napolit dhe Leçes, në të cilën mesfushori shënoi një gol të mrekullueshëm./ORAinfo/