Liverpool arrin rekord

10:46 | 23 Shtator 2019

Liverpool po kalon në super-formë.

Liverpuli vendosi rekord të ri në Premier Ligën e Anglisë, pasi që është skuadra e parë , e cila në 6 javët e para arrin që të të shënojë po aq fitore, dy vite radhazi.

Në këtë mënyrë Liverpulli mbetet lider në tabelë me 5 pikë epërsi para kampionit aktual Mançester Siti. Trajneri Jyrgen Klop ishte i kënaqur, posaqërisht me fitoren e gjashtë, e cila u shënua në terrenin e Çellsit.

“Deri më tani janë zhvilluar vetëm 6 ndeshje. Asgjë nuk kemi fituar dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë. Duhet të jemi të gatshëm për çdo kundërshtarë. Tani të gjithë janë gati dhe na vëzhgojnë. Ashtu duhet edhe të jetë. Mirëpo ne kemi borxh që të jemi të përgatitur dhe të bëjmë më të mirën nga ajo që kërkohet prej nesh,” ka thënë Klop.

Loading…

Komento: