Milan merr lajmi katastrofal

11:42 | 23 Shtator 2019

Lucas Paqueta mund të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Milanit me Torino dhe Fiorentina pasi raportohet se pësoi një dëmtim të kofshës.

Paqueta erdhi si zëvendësues gjatë humbjes 2-0 të Milanit ndaj Interit në Derby della Madonnina, por Gazzetta dello Sport paralajmëron se mesfushori ka probleme, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak se ai ka raportuar një problem me muskulin flexor në kofshën e tij të majtë.

Gazeta përfundon se ndërsa testimet sot do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të 22-vjeçarit, ai do të humbasë udhëtimin në Torino të enjten, si dhe ndoshta ndeshjen e së Dielës kundër Fiorentina./ORAinfo/

Komento: