Humbja nga Inter, menaxhmenti i Milanit merr këtë vendim për Giampaolon

12:54 | 23 Shtator 2019

Milan ka pësuar humbje 2:0 para tifozëve të vet në ‘San Siro’ nga Inter të shtunën në kuadër të Serie A.

Pavarësisht kësaj humbje turpëruese, drejtuesit e Milan nuk i kanë dhënë ultimatum trajnerit Marko Giampaolos, përcjell ORAinfo.

Pas humbjes në derb, Maldini dhe Massara ishin të pranishëm në Milanello gjatë seancës së djeshme stërvitore për të folur me ekipin dhe trajnerin Giampaolo.

Corriere Della Sera raporton se në këtë takim nuk i është dhënë asnjë ultimatum menaxherit, pasi ai ka has në mbështetjen e plotë të menaxhmentit të Milanit.

Kujtojmë që pas xhiros së katër, Milan ka arkëtuar vetëm gjatë pikë dhe renditet në pozitën e 9 në tabelë të Serie A. /ORAinfo/

Komento: