Ylli i madh do të bëhet pjesë e Barcelonës?

19:52 | 23 Shtator 2019

Barcelona në kërkim të talentëve të rinjë.

Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për talentin spanjoll, Fabian Ruiz.

Ylli i Napoli, Fabian Ruiz, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.

Barca kanë pasur kontakte me lojtarin edhe gjatë verës, ku kishin edhe konkurrencën e Real Madrid, por asnjëra skuadër nuk arriti marrëveshje me lojtarin.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Eric Abidal ishte në stadiumin e Lecce për ta ndjekur nga afër lojtarin e Napolit, Fabian.

23 vjeçari vlerësohet lart në Spanjë, pasi ndihmoi kombëtaren U21 që të triumfonte në Kampionatin Evropian.

Fabian Ruiz ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e Napoli.

Komento: