Ҫmimi ‘Trajneri i Vitit’, askush nuk e priste që ky do të ishte fituesi

21:31 | 23 Shtator 2019

Është ndarë edhe ҫmimi ‘Trajneri i Vitit’.

Klopp është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2019

Triumfi në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, ka bërë që Jurgen Klopp të pranojë nga FIFA çmimin ‘Trajneri i Vitit’.

Për ta fituar këtë çmim, Klopp mposhti Mauricio Pochettinon.

“Shumë faleminderit familjes dhe veçanërisht lojtarëve që kanë bërë gjithçka për ta fituar këtë trofe. Ka qenë nder të stërvis një grup të mrekullueshëm të lojtarëve”, tha Klopp.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 është duke u mbajtur në shtëpinë e operës në Milano.

Komento: